SHBA në alarm, autoritetet bllokojnë autostradën. Qëllohen për vdekje 3 policë

Publikuar tek: bota, më 16:15 17-07-2016

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë alarmuar dhe kanë bllokuar autostradën.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet policore amerikane ku mësohet se një person i armatosur ka qëlluar mbi një grup prej 8 policësh dhe ka lënë të vrarë 3 prej tyre.

Sipas raportimeve pesë të tjerët janë plagosur, ndërkohë 2 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Luiziana në zonën Baton Rauge.

Ende janë të paqarta shkaqet e këtij sulmi, por policia raporton se autori i sulmit është ekzekutuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.069163084030151
array(1) { ["section"]=> string(82) "shba-ne-alarm-autoritetet-bllokojne-autostraden-qellohen-per-vdekje-3-police-46885" }