SHBA, Obama propozon rritje taksash për të pasurit

Publikuar tek: bota, më 11:00 19-01-2015 SHBA, Obama propozon rritje taksash për të pasurit

Qëllimi i Obamës është forcimi i klasës së mesme amerikane. Përmes rritje së taksave për të pasurit do të sigurohen fondeve të nevojshme për të ulur  taksat për klasën e mesme

Në një deklaratë për shtyp Shtëpia e Bardhë njofton se në fjalimin e tij që do të mbajë të martën në Kongres mbi gjendjen e vendit, Presidenti Obama do të propozojë rritjen e taksave për më të pasurit dhe kompanitë e mëdha amerikane.  Qëllimi i Obamës është forcimi i klasës së mesme amerikane. Përmes rritje së taksave për të pasurit do të sigurohen fondeve të nevojshme për të ulur  taksat për klasën e mesme.

Por propozimi i Obamës pritet që të has në kundërshtin e republikanëve që kontrollojnë Kongresin amerikan. Republikanët e kundërshtojnë rritjen e taksave për më të pasurit, sepse sipas tyre kjo do të pengonte rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të punës nga kompanitë e mëdha.

Vendimi për të propozuar planin për rritjen e taksave për të pasurit, tregon se Presidenti Obama kërkon të përcaktojë kushtet mbi të cilat do të zhvillohet fushata presidenciale e vitit që vjen në SHBA.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033301830291748
array(1) { ["section"]=> string(53) "shba-obama-propozon-rritje-taksash-per-te-pasurit-916" }