Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tone, ka lëshuar një njoftim ditën e sotme për të gjithë qytetarët amerikanë dhe jo vetëm, për të patur kujdes në lëvizjet e tyre në ditën e shtunë kur është paralajmëruar protesta e Opozitës.
Në njoftimin e saj, Ambasada i bën thirrje qytetarve amerikanë në kryeqytet që të shmangin zonat ku do jenë të grumbulluar protestuesit. Përfaqësia e SHBA-ve në Tiranë paralajmëron se sipasojë e protestës mund të ketë probleme me trafikun. Më tej Ambasada thotë se nuk është ende në djeni të një ndonjë mundësie për trazira gjatë kësaj proteste.