SHBA paralajmëron Rusinë: Marrëdhëniet mes vendeve tona do të dëmtohen nëse...

Publikuar tek: bota, më 10:40 10-04-2017 SHBA paralajmëron Rusinë: Marrëdhëniet mes vendeve tona do të dëmtohen nëse...

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka kritikuar Rusinë pasi nuk ka arritur të ndalojë aleatin e saj Sirinë, që të mos përdorë armët kimike, edhe pse Moska kishte rënë dakord që të sigurohej se arsenali kimik i Damaskut ishte shkatërruar.

Gjatë një interviste në rrjetin televiziv amerikan “ABC”, Tillerson tha se, do t’i bëjë thirrje qeverisë së Rusisë që të plotësojë detyrimet e saj ndaj komunitetit ndërkombëtar, pasi ka rënë dakord që të jetë garantuese e eliminimit të armatimit kimik të Sirisë.

"Nëse Siria kryen më tepër sulme kimike atëherë kjo do t’i dëmtojë qartazi raportet Shtetet e Bashkuara – Rusi”, tha sekretari Tillerson, duke paralajmëruar në këtë mënyrë për rrezikun që po kanoset. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Norvegjia në alarm, policia gjen një pajisje të dyshimte për sulm terrorist
Sulmi kimik vrau 2 fëmijët binjakë, babai ka një kërkesë për Trump »
Article Logic
Execution time: 0.011271953582764
array(1) { ["section"]=> string(80) "shba-paralajmeron-rusine-marredheniet-mes-vendeve-tona-do-te-demtohen-nese-74682" }