SHBA penalizon 700 milionë euro gjobë Credit Agricole, në Shqipëri Banka shitet pa kontroll

Publikuar tek: aktualitet, më 09:10 22-10-2015 SHBA penalizon 700 milionë euro gjobë Credit Agricole, në Shqipëri Banka shitet pa kontroll

Banka franceze “Credit Agricole” ra dakord ti paguajë 700 milionë Euro (800 milionë dollarë) Shteteve të Bashkuara të Amerikes si pasojë e kryerjes se transaksioneve të paligjshme në Iran dhe shtetet e tjera të sanksionuara nga SHBA.

Zgjidhja do te njoftohet këtë javë, mundësisht më herët se dita e martë. Marrëveshja me Departamentin e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara dhe agjensitë e tjera është një DPA (formë alternative në vend të gjykimit) dhe si procedurë nuk kërkon që Credit Agricole të pranojë fajësinë.

Autoritetet Amerikane akuzojnë Bankën për kryerjen e transfertave prej biliona dollarësh në menyrë të paligjshme tek shtetet e sanksionuara nga US si Sudan, Kuba dhe Iran në periudhën  kohore midis viteve 2003 – 2008.

Disa nga punonjësit bankare përgjegjës për këtë veprimtari ilegale janë hequr nga puna, ndërsa një punonjës pritet të shkarkohet shpejt.

Përvec Departamentit të Drejtësisë, agjensite e tjera të përfshira në zgjidhjen e cështjes janë Departamenti i Thesarit, Rezerva Federale dhe Departamenti i Sherbimeve Financiare te Neë York.

Banka rivale franceze “BNP Paribas” gjithashtu u urdhërua të paguajë një shumë prej 8.9 bilion dollarësh ne fillim te këtij viti per vepra ilegale të ngjashme, te evidentuara gjatë kontrollit dhe hetimit amerikan mbi bankat europiane, lidhur me  transaksionet ilegale te kryera me vendet e sanksionuara nga SHBA.

Ndërkohë në Shqipëri vetëm pak javë më parë, Credit Agricole deklaroi shitjen e aksioneve në një kompani private për mbledhje borxhesh dhe detyrimesh, me një process që ngriti dyshime gjatë gjithë sezonit veror.

Nuk dihet nëse strukturat mbikqyrëse për aktivitetin bankar në Shqipëri duke filluar nga Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Ministria e Financave, SHISH, Drejtoria e Pastrimit të Parave etj, kanë pasur informacion për këtë hetim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe nëse kanë kërkuar të dhëna për zhvillimin e këtij transaksioni gjigand bankar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditën inspektorët tatimorë, arrestohen dy persona në Tiranë
Përgjegjësi i shkarkuar Zefi: Ngrita zërin për shtëpinë e Gjergj Fishtës dhe kundërshtova pllakën e Sulltanit »
Article Logic
Execution time: 0.01152491569519
array(1) { ["section"]=> string(96) "shba-penalizon-700-milione-euro-gjobe-credit-agricole-ne-shqiperi-banka-shitet-pa-kontroll-23635" }