SHBA publikon videon, anija ushtarake iraniane heq minën e pashpërthyer

Publikuar tek: bota, më 15:35 14-06-2019 SHBA publikon videon, anija ushtarake iraniane heq minën e pashpërthyer

Marina e Shteteve të Bashkuara publikoi një video ku tregohet një anije patrullimi iraniane ndërsa po heq një minë detare të paplasur nga trupi i një prej anijeve çisternë që u sulmuan të enjten në Gjirin e Omanit. Pak më herët, Sekretari amerikan i Shtetit akuzoi Teheranin për autorësinë e sulmeve më të fundit ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Njëra prej anijeve çisternë është në pronësi të një kompanie norvegjeze, ndërsa tjetra i përket një kompanie japoneze.

Mina ishte kapur pas trupit të anijes japoneze, jo larg minës tjetër që kishte shpërthyer. Ndërkohë, anija norvegjeze po digjej nga flakët.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka fajësuar Iranin për sulmet e djeshme.

“Ky konkluzion bazohet tek të dhënat e zbulimit, armët e përdorura, nivelin e ekspertizës që duhet për të ekzekutuar një operacion të tillë, sulme të tjera të ngjashme të kryera nga Irani ndaj anije të mallrave, si dhe faktin që asnjë grup tjetër në rajon nuk ka burimet dhe zotësinë të veprojë me një nivel kaq të lartë sofistikimi. Ky është vetëm sulmi më i fundit nga një seri sulmesh të Republikës Islamike të Iranit dhe vasalëve të saj, ndaj interesave amerikane dhe të aleatëve”, deklaroi Sekretari Pompeo.

Sulmet u zhvilluan ndërsa Kryeministri japonez Shinzo Abe ndodhej në Teheran për t’u takuar me Udhëheqësin Suprem Ayatollah Ali Khameini me qëllim uljen e tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit.

“Irani e vlerësoi vizitën dhe jemi në të njëjtën frekuencë për sa i përket uljes së tensioneve”, tha Yoshihide Suga, shefi i kabinetit japonez.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së po fliste gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit me Lidhjen Arabe, ku dënoi çdo sulm ndaj anijeve civile.

“Duhet të parashtrohen faktet dhe të qartësohen përgjegjësitë. Nëse ekziston diçka që botës nuk i duhet, është një tjetër përplasje madhore në rajonin e Gjirit”, tha zoti Guterres.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin se përdori minat për të sulmuar katër anije çisternë pranë bregdetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një akuzë që Irani e ka mohuar. /Voa

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012026071548462
array(1) { ["section"]=> string(77) "shba-publikon-videon-anija-ushtarake-iraniane-heq-minen-e-pashperthyer-168230" }