SHBA reflekton, do të pranojë refugjatë sirianë

Publikuar tek: bota, më 23:40 09-09-2015 SHBA reflekton, do të pranojë refugjatë sirianë

Kritika të shumta janë adresuar ditët e fundit jo vetëm ndaj vendeve të BE-së që refuzojnë kuotat për refugjatët që vijnë nga vendet e luftës, por edhe ndaj SHBA-së, e cila ka qendruar pothuajse në heshtje përgjatë këtyre ditëve.

Megjithatë, Sekretari  i Shtetit, John Kerry ka deklaruar se SHBA-të janë duke e shqyrtuar me kujdes shifrën e refugjatëve të cilët do marrin, duke marrë parasysh krizën që ka përfshirë Europën.

"Jemi duke shqyrtuar me kujdes shifrën e refugjatëve të cilët mund t’i marrim, në kushtet e krizës në Siri dhe në Europë. Kjo mundësi është duke u shqyrtuar”, është shprehur shefi i diplomacisë amerikane.

Sipas planit të përgatitur nga BE, Gjermania, Franca dhe Spanja do të pranojnë në vendet e tyre numrin më të madh të refugjatëve, të pasuar nga Polonia, Holanda Rumania, Bullgaria dhe Suedia.

Por, shtete si Sllovakia dhe Çekia janë duke kundërshtuar fort sistemin e kuotave për arsye nga më të ndryshmet, pavarësisht kritikave të vazhdueshme të bëra nga Brukseli, Berlini dhe Parisi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052814960479736
array(1) { ["section"]=> string(52) "shba-reflekton-do-te-pranoje-refugjate-siriane-20391" }