SHBA rikthen dënimin me karrige elektrike, urdhëron ekzekutimet e para

Publikuar tek: bota, më 17:30 25-07-2019 SHBA rikthen dënimin me karrige elektrike, urdhëron ekzekutimet e para Denimi me karrige elektrike

Kryeprokurori William Barr, ka njoftuar ditën e sotme se është rivendosur një politikë e lënë pas dore gjatë dy dekadave të fundit,  për të rifilluar përdorimin e dënimit me vdekje  me karrige elektrike nga qeveria federale.

Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka planifikuar ekzekutimin e pesë të burgosurve federalë të dënuar me vdekje me karrige elektrike,  menjëherë pas rivendosjes në fuqi të këtij vendimi, transmeton newsbomb.al.

Kongresi ka autorizuar shprehimisht dënimin me vdekje përmes legjislacionit të miratuar nga përfaqësuesit në të dyja dhomat e Kongresit dhe të nënshkruar nga presidenti Trump, ka thënë William Barr përmes një deklarate.

‘Departamenti i Drejtësisë mbështet sundimin e ligjit dhe ne i detyrohemi viktimave dhe familjeve të tyre për të vazhduar dënimin e imponuar nga sistemi ynë i drejtësisë’, tha Barr.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02140998840332
array(1) { ["section"]=> string(76) "shba-rikthen-denimin-me-karrige-elektrike-urdheron-ekzekutimet-e-para-173344" }