SHBA rrit presionin ndaj Venezuelës dhe mbështetësve të Kubës

Publikuar tek: bota, më 07:04 07-04-2019 SHBA rrit presionin ndaj Venezuelës dhe mbështetësve të Kubës Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence

Zevendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, të premten tha se ka rritur përpjekjet për tërheqjen e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro nga posti, duke rritur sanksionet në tregtinë me naftë dhe duke premtuar “veprime më të fuqishme” kundër Kubës, që po e ndihmon këtë regjim.

 

“SHBA-ja do të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik dhe diplomatic për të arritur te tranzicioni paqësor i demokracisë në Venezuelë”, tha Pence.

SHBA-ja dhe shumë liderë perëndimorë e konsiderojnë joligjore rizgjedhjen e Maduros për president, duke e njohur liderin opozitar Juan Guaido si president të vetshpallur. Maduro e kishte quajtuar Guaidon, “kukull e SHBA-së”.

Pas deklaratës së Pence, Departamenti i Thesarit në SHBA ka ngritur sanksionet ndaj 34 anijeve që janë pronë e kompanisë PDVSA të Venezuelës.

Pence kishte shtuar se “ka ardhur koha e çlirimit të Venezuelës nga Kuba”, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Përveç betejës politike, Venezuela është përballur edhe me ndërprerje të energjisë elektrike, duke përkeqësuar kushtet për jetesë në këtë vend.

Qeveria e Maduros ka fajësuar “terroristët” për sulmet që pretendohet se kanë dëmtuar digën kryesore hidroelektrike.

Më 31 mars, Maduro ka njoftuar se do të zvogëlojë orarin e punës dhe do të mbyllë shkollat për 30 ditë, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për këtë problem.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010059833526611
array(1) { ["section"]=> string(68) "shba-rrit-presionin-ndaj-venezueles-dhe-mbeshtetesve-te-kubes-159465" }