SHBA sanksione ndaj Koresë së Veriut, përshpejton sistemin antiraketor

Publikuar tek: bota, më 18:06 27-04-2017 SHBA sanksione ndaj Koresë së Veriut, përshpejton sistemin antiraketor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të fokusuara tek tensionet me Korenë e Veriut.

Në vijim të masave kundër vendit komunist, SHBA ka njoftuar se do të përforcojë sanksionet ekonomike dhe do të përshpejtojë vënien në punë të sistemit antiraketor të vendosur në Korenë e Jugut.

Njoftimet nga administrata Donald Trump vijnë pas frikës në rritje se veriu i gadishullit po bën përparime në fushën e sulmit ushtarak. Sistemi antiraketor, ThAAD ishte menduar të bëhej funksional në fund të vitit 2017 por se fundmi u vendos që mbrojtja do të hyj në pune pas pak ditësh.

Shumë korean e kanë kundërshtuar anti raketor, pasi i tremben faktit se do të jenë shenjestër e veriut. Nga ana tjetër , vendi komunist ka thënë se do të kryej teste të tjera bërthamore.

 Sipas SHBA-ve sistemi antiraketë është vendosur në jug të gadishullit për të kthyer liderin komunist në realitet dhe jo për ta ulur atë në gjunjë. Sistemi antiraketor THAAD ka nervozuar edhe Kinën, e cila mendon se kapacitetet e radarëve të antiraketave do të ndërhyrjen në sigurinë ushtarake të Kinës, por edhe do të ndryshojnë balancat e fuqisë në rajon.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të shtëna brenda në një spital në Berlin
Protesta të dhunshme në Paris pas zgjedhjeve presidenciale »
Article Logic
Execution time: 0.011360883712769
array(1) { ["section"]=> string(75) "shba-sanksione-ndaj-korese-se-veriut-pershpejton-sistemin-antiraketor-76668" }