SHBA, shoferët do ta kenë problem përdorimin e celularit në timon, del paisja që i penalizon

Publikuar tek: bota, më 11:37 28-04-2016 SHBA, shoferët do ta kenë problem përdorimin e celularit në timon, del paisja që i penalizon Foto ilustruese

Maniakë të telefonave, kujdes. Në SHBA, shoferët që janë me telefon në dorë gjatë ngarjes së makinës konsiderohen po aq të rrezikshëm sa ata që konsumojnë alkol. Nëse do të aprovohet ligji bipartisan në diskutim gjatë këtyre ditëve, pas testit të alkoolit, do të mbërrijë shpejt në rrugët amerikane edhe Textalyzer, që do të masë nivelin e mesazheve apo telefonatave të shoferëve. 

Sipas asaj që pritet të ndodhë, kontrollet, në fazën e parë do të jenë nga policët, që do ti kërkojnë shoferëve dorëzimin e telefonit dhe më pas do të përdorin Textalyzer që të hyjnë në sistemin operativ dhe te verifikojnë aktivitetin më të fundit. Kjo paisje do të jetë në gjendje që të vërtetojë se kur e ka përdorur telefonin për herë të fundit për të dërguar mesazhe, email apo gjithçka tjetër. Refuzimi I dorëzimit të celularit parashikon heqjen e menjëhershme të patentës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjermania ngre ushtrinë kibernetike
Arrestohen tre shqiptarë në Majorka të Spanjës »
Article Logic
Execution time: 0.011003971099854
array(1) { ["section"]=> string(96) "shba-shoferet-do-ta-kene-problem-perdorimin-e-celularit-ne-timon-del-paisja-qe-i-penalizon-38930" }