SHBA- shteteve anëtare të NATO-s: Paguani më shumë ose moderojmë angazhimin ndaj Aleancës

Publikuar tek: bota, më 19:07 15-02-2017 SHBA- shteteve anëtare të NATO-s: Paguani më shumë ose moderojmë angazhimin ndaj Aleancës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis i ka thënë shteteve anëtare të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO) se Uashingtoni do të moderojë angazhimin nëse ata nuk rrisin shpenzimet.

James Mattis përsëriti kërkesën e Presidentit Donald Trump i cili tha se shpenzimet e e vendeve anëtare të NATO-s për mbrojtjen duhet të përmbushin objektivin prej 2% të GDP-së së tyre.

Aktualisht vetëm pesë nga 27 shtete anëtare e përmbushin këtë objektiv.

Më herët gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Mattis tha se NATO është "gur themeli" i bashkëpunimit trans-atlantik. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Helikopteri ushtarak ulet në mes të rrugës, piloti pyet kamionistin nga shkohet për qytet (Video)
E rrallë: Gjyshet mblidhen dhe mësojnë lundrimin në internet (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.01084303855896
array(1) { ["section"]=> string(93) "shba-shteteve-anetare-te-nato-s-paguani-me-shume-ose-moderojme-angazhimin-ndaj-aleances-68825" }