SHBA, Trump shkarkon strategun e Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon

Publikuar tek: bota, më 18:32 18-08-2017 SHBA, Trump shkarkon strategun e Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon

Këshilltari kryesor i presidentit amerikan Donald Trump, Stephen Bannon është larguar nga Shtëpia e Bardhë, sipas zyrtarëve.

Zoti Bannon që njihet për shpirtin e tij luftarak tha se ai është përplasur çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë për të avancuar pikëpamjet e tij radikale lidhur me tregëtinë në kuadër të motos "Amerika e para". Pikëpamje që kundërshtojnë ato të disa këshilltarëve të tjerë, të cilët tentojnë të favorizojnë përpjekjet ekzistuese që vënë theksin tek bashkëpunimi shumëkombësh tregtar.

Disa mbështetës të zotit Trump i kishin bërë thirrje atij që ta shkarkonte zotin Bannon.

Gjatë një konferencë shtypi mbajtur këtë javë, presidenti Trump e vlerësoi zotin Bannon si një "person të mirë" dhe jo-racist, por ai shtoi se "mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të". /Voa

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmi terrorist në Barcelonë, qindra njerëz mblidhen në shëtitore të përlotur
Shkencëtarët janë shumë pranë zhvillimit të kurës për ekzemën »
Article Logic
Execution time: 0.012025117874146
array(1) { ["section"]=> string(69) "shba-trump-shkarkon-strategun-e-shtepise-se-bardhe-steve-bannon-89510" }