SHBA vendos sanksione të reja kundër Koresë së Veriut

Publikuar tek: bota, më 07:11 25-01-2018 SHBA vendos sanksione të reja kundër Koresë së Veriut Sekretari amerikan i thesarit Steve Mnuchin

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja kundër rrjeteve financiare dhe biznesore të Koresë Veriore në Kinë dhe Rusi, për të cilat është thëmë se e mbështesin regjimin në Phenianin dhe programin atomik të këtij vendi.

Në listën e publikuar  nga Departamenti amerikan i thesarit, përfshihen 10 përfaqësues të kompanive dhe bankave të Koresë Veriore, kryesisht me seli në Kinë dhe Rusi, pesë kompani transportuese verikoreane dhe gjashtë anije specifike si dhe dy firma tregtare kineze.

Amerikanëve u ndalohet të bëjnë marrëveshje me këto entitete.

Shtetet e Bashkuara, po ashtu, dëshirojnë që ato të dëbohen nga vendet ku i kanë selitë, shkruan rel. 

“Thesari vazhdon që sistematikisht t’i marrë në shënjestër individët dhe entitetet që e financojnë regjimin e Kim Jong Unit dhe programet e tij të armatimit, përfshirë zyrtarët bashkëfajtorë në skemat e anashkalimit të sanksioneve për Korenë Veriore”, thuhet në deklaratën e sekretarit amerikan të thesarit, Steve Mnuchin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011687994003296
array(1) { ["section"]=> string(60) "shba-vendos-sanksione-te-reja-kunder-korese-se-veriut-107823" }