SHÇBA arreston 2 punonjës të policisë, çfarë zbuloi hetimi (EMRAT- POZICIONET)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:17 12-04-2018 SHÇBA arreston 2 punonjës të policisë, çfarë zbuloi hetimi (EMRAT- POZICIONET) Foto ilustruese

SHÇBA arreston 2 punonjës të Policise Kufitare për shpërdorim detyre.

Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër goditën një tjetër rast të shpërdorimit të detyrës. SHÇBA kishte regjistruar procedimin penal mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar më herët, për dyshime se rezultonin të implikuar edhe punonjës të policisë.

Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet dhe ndalohen 2 efektivët e Policisë Kufitare:

- Luan Xheka, me detyrë ndihmes kontollor PKKK Muriqan;  

- Bardhok Preçi, Përgjegjës Turni, në Stacionin e Policisë Kufitare në Shëngjin.

Ata akuzohen për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe Gjykata kishte vendosur për ta “Arrest në burg”.

Hetimet kanë dokumentur se kundrejt pagesave që shkonin deri në 100 euro, këta punonjës policie duke shpërdoruar detyrën, lejonin kalimin në pikën kufitare të shtetasve shqiptarë që u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen, si dhe regjistronin e vulosnin fiktivisht pasaportat e shtetasve të ndryshëm për të evituar shkeljen e afatit të qëndrimit në zonën Shengen.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kompozitori i njohur la Shqipërinë për Ameriken, shihet në rrugët e Tiranës
Arrestohen 3 shoferët dibranë, procedohet dhe një 17 vjeçar (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.010798931121826
array(1) { ["section"]=> string(81) "shcba-arreston-2-punonjes-te-policise-cfare-zbuloi-hetimi-emrat-pozicionet-116586" }