SHÇBA arreston një punonjës policie dhe një doganier (EMRAT- DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:21 19-01-2018 SHÇBA arreston një punonjës policie dhe një doganier (EMRAT- DETAJE)

Policia Kufitare në bashkëpunim me SH.Ç.B.A, ka arrestuar një punonjës policie dhe një doganier në Qafë Prush, Kukës.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin  në bashkëpunim me SH.Ç.B.A-në, në P.K.K Qafë Prush, kanë bërë arrestimin në flagrancë  të shtetasve:

Agim Malaj 47 vjeç, banues në Has, me detyrë Trupë Shërbimi (Përgjegjës Turni) në P.K.K Qafë Prush, pasi duke qenë në shërbim, nuk ka bërë kontrollin në “vijën e dytë” të kamionit  me targë AA 820 DY, të drejtuar nga shtetasi A. D., i cili kishte futur mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit. Arrestimi u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre".

Asim Çuni, 48 vjeç,  banues në Has, Doganier në Degën e Doganës Qafë Prush, pasi ka lejuar të kalojnë mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit "Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore".

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe "Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarine doganore".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ALARMI: Projekti për ndërtimin e aeroportit të ri, kërcënim për zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë
Afera korruptive CEZ, çështja ndryshon PROKUROR! Ja kush e merr në dorë hetimin e dosjes së BUJSHME »
Article Logic
Execution time: 0.010933876037598
array(1) { ["section"]=> string(72) "shcba-arreston-nje-punonjes-policie-dhe-nje-doganier-emrat-detaje-107136" }