SHÇBA arreston policin në Kavajë, një muaj nën hetim. E pabesueshme çfarë ka bërë!!

Publikuar tek: aktualitet, më 16:23 08-05-2017 SHÇBA arreston policin në Kavajë, një muaj nën hetim. E pabesueshme çfarë ka bërë!! Foto ilustruese

Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë ka arrestuar punonjësin e policisë Baki Ballhysa, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë pikës së bllokimit të automjeteve të sekuestruara, në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Ndalimi i punonjësit të Policisë Ballhysa u bë ditën e sotme, pas urdhrit të Prokurorit, për veprën penale ‘’Vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës’’, të parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Punonjësi i policisë Baki Ballhysa, prej një muaji ishte nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në kuadër të referimit penal dërguar nga ana e SHÇBA-së në datë 14 prill 2017, pasi  dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës kishte marrë një telefon celular, nga një automjet i përfshirë në një aksident me pasojë vdekje në datën 1 mars 2017.

Nga hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë Kavajë u bë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i telefonit, në përdorim nga punonjësi i policisë Ballhysa.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 10 ton drogë drejt Italisë, Krimet e Rënda japin masën për 10 doganierë e oficerë policie
28-vjeçari plagoset me pistoletë në kokë në një lokal të Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.010729074478149
array(1) { ["section"]=> string(85) "shcba-arreston-policin-ne-kavaje-nje-muaj-nen-hetim-e-pabesueshme-cfare-ka-bere-77903" }