Shefi i degës që i dhunonte dhe më pas i pikturonte gratë nudo në qeli

Publikuar tek: aktualitet, më 08:08 01-12-2015 Shefi i degës që i dhunonte dhe më pas i pikturonte gratë nudo në qeli Apollon Baçe

Përgjatë 45 viteve të diktaturës 91 gra u pushkatuan, 4465 gra u burgosën, 7 gra vdiqën në burg nën tortura çnjerëzore, 35 gra përfunduan në psikiatri dhe 9322 gra u interniuan dhe dëbuan.

Por duket se ansnjëherë nuk kemi për të patur të saktë numrin e grave të përdhunuara dhe abuzuara seksualisht nga hetuesit dhe punonjësit e Sigurimit të Shtetit. Gjithsesi në studion e emisionin Debati Në Channel One të gazetarit Roland Qafoku janë dhënë tre dëshmi rrënqethëse që vijnë për here të parë. Shkkrimtarja Meri Lalaj, e cila ka qenë e internuar në një fshat të Kavajës dëshmoi se gjatë kohës së internimit të saj, atje ishte përdhunaur një vajzë 15 vjeçe nga oficerët e sigurijmit të asaj kohe dhe kjo vajzë, pas përdhinimit, vrau veten. Studiuesi historian dhe i përndjekuri politik Agim Musta tregoi se numri i grave të përdhunuara në internim ka qenë i madh dhe kjo faktohet edhe sot në krahasim me fshehjen që I bëhej përdhunimeve në qeli. Por fakti më i bujshëm u dha nga akadmiku dhe historiani i njohur Apollon Baçe.

Baçe tregoi publikisht për shefin e një dege të punëve të brendshme të asaj kohe që kishte pasion pikturën dhe pikturonte nudo të gjitha gratë dhe vajzat që ishin të burgosura në qelitë e degës që drejtonte. Apollon Baçe tha se dispononte fakte mbi gjeneralitetet e këtij shefi dege dhe të dhëna të pakundërshtueshme për përversitetin e tij që pasi i dhunonte gratë në qeli i pikturonte nudo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandal seksual me Vullnetarët e Korpusit të Paqes në Shqipëri, abuzuesit nuk dënohen por rikthehen në detyrë
Mësuesja: Si kaloj 3 male në këmbë për të mësuar 2 fëmijë në fshat »
Article Logic
Execution time: 0.011868953704834
array(1) { ["section"]=> string(76) "shefi-i-deges-qe-i-dhunonte-dhe-me-pas-i-pikturonte-grate-nudo-ne-qeli-26655" }