Shefi i FACEBOOK, Zuckerberg, i propozon njerëz të kualifikuar kandidatit për president në SHBA (NDODH PËR HERË TË PARË)

Publikuar tek: bota, më 16:48 21-10-2019 Shefi i FACEBOOK, Zuckerberg, i propozon njerëz të kualifikuar kandidatit për president në SHBA (NDODH PËR HERË TË PARË) Mark Zuckerberg dhe Pete Buttigieg

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg në mënyrë private i ka rekomanduar disa mundësi për marrjen në punë të disa punonjësve në fushatën e kandidatit për president të SHBA Pete Buttigieg.

 

Ky është një shembull i rrallë në përfshirjen direkte politike nga një prej ekzekutivët më të pushtetshëm të teknologjisë online, raporton Bloomberg, shkruan Newsbomb.al.

Herët këtë vit, Zuckerberg ka dërguar shumë emaile tek Mike Schmuhl, menaxherin e fushatës së Buttigieg, me emrat e individëve që mund të konsideroheshin për tu marrë në punë, konfirmoi zëdhënësi i fushatës Chris Meagher. Priscilla Chan, bashkëshortja e Markut, gjithashtu i ka dërguar shumë emaile Schmuhl me rekomandime për stafin. Dhe së fundi, dy nga njerëzit e rekomanduar janë punësuar në fushatën e kandidatit për president.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022606134414673
array(1) { ["section"]=> string(123) "shefi-i-facebook-zuckerberg-i-propozon-njerez-te-kualifikuar-kandidatit-per-president-ne-shba-ndodh-per-here-te-pare-182934" }