Shefi i Gardës të 21 Janarit/ Agron Malaj, ende drejtor i OSHEE

Publikuar tek: slide-lajm-kryesor, më 14:59 22-01-2015 Shefi  i Gardës të 21 Janarit/ Agron Malaj, ende drejtor i OSHEE

Agron Malaj, Shefi i Gardës që qëlloi në 21 janar mbi protestuesit, vazhdon të jetë ende drejtor i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Burimet pranë OSHEE-së thonë për Newsbomb.al se Malaj ka shfaqur një lloj ''pendimi'' për pjesëmarrjen e tij në grupin që ishte planifikuar të qëllonte, se ka rrëfyer të vërtetën se e kanë urdhëruar për të shtënë kundër protestuesve.

Ish-komandanti i të ashtuquajturit “Grupet e Zjarrit” në protestën e 21 janarit, u emërua drejtor në kompaninë shtetërore “CEZ Shpërndarje”, tashmë OSHEE, edhe pse ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e kishte shkarkuar.

Agron Malaj, ka marrë këtë detyrë, duke drejtuar ish-CEZ-in për rajonin e Burrelit, që përfshin pesë rrethe: Mat, Dibër, Bulqizë, Kurbin dhe Mirditë.

Vendimi për emërimin e tij në këtë detyrë është marrë nga administratori i Përgjithshëm i CEZ, Arben Seferi, i cili ka liruar nga kjo detyrë ish-drejtorin, që ishte emëruar nga qeveria. 

Shkarkimi i tij nga ministri Tahiri ka ardhur në muajin Tetor të vitit 2013. Në protestën e 21 janarit të zhvilluar nga Partia Socialiste para godinës së Kryeministrisë, Agron Malaj ka qënë me detyrë komandant seksioni në grupet e zjarrit. Shpesh herë ai është parë në 21 janar të qëllojë, ndërkohë që në kërkesën për gjykim të Prokurorisë së Tiranës,  thuhet se Malaj ishte planifikuar që së bashku me disa persona të tjerë të qëndronin në gadishmëri për të hapur zjarr me armë luftarake.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se ”Një grup me komandant Agron Malaj dhe komandant grupi toger Spartak Zilja, nënoficer Meleq Zaimi dhe persona të tjerë ishin caktuar në gadishmëri për hapjen e zjarrit me armë luftarake, në rast të çarjes së kordonëve të seksionit të dytë, të njësisë së dytë dhe grupit të njësisë speciale nga krahu i djathtë nga hyrja e ministrave, për pengimin e protestuesve në teritorin e Kryeministrisë”

Sipas burimeve janë liruar e më pas përjashtuar nga radhët e Gardës me motivacionin për thyerje të dispilinës dhe shkelje të betimit. oficeri Fatos Skeja, së fundmi i angazhuar në njësinë speciale, por para 23 qershorit njihet si shoqërues i familjes se ish-Kryeministrit Berisha, por gjithashtu edhe një emër i lakuar ne dosjen hetimore për rastin e një gjobëvënieje në Tiranë. Eshtë liruar edhe ish-shoqëruesi i ish-komandantit të Republikës, Ilir Duraku, dhe ish-komandanti i njësisë speciale Agron Malaj, i përfolur si pjesëtar në atë që u identifikua si grupi i zjarrit më 21 janar.

Po ashtu është liruar nga detyra edhe nënkapitene Marjana Prendi, bashkëshortja e ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi. Sipas burimeve, të përjashtuarit kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë pa lejen e ministrit të Brendshëm, një rregullore kjo e përcaktuar qartë për efektivët e Gardës. Ndërkohë ka paraqitur dorëheqjen nga detyra drejtori i Ruajtjes së Personaliteteve në Gardë Bashkim Boletini.

 

‘’Grupi i Zjarrit’’

1.Agron Malaj

2. Fatos Skeja

3. Ilir Duraku

4. Marjana Prendi

5.Bashkim Boletini

6. Spartak Zilja

7. Meleq Zaimi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023545980453491
array(1) { ["section"]=> string(66) "shefi-i-gardes-te-21-janarit-agron-malaj-ende-drejtor-i-oshee-1185" }