Lëvizja Pro Jetës ka publikuar disa foto ku sipas denoncimit në qytetin e Peqinit, shihet qartazi një grup efektivësh me uniformë si dhe shefi i krimeve (me bluzë të verdhe), duke u "freskuar" me disa kanaçe birrë brenda orarit të punës si dhe furgonin e parkuar në mënyrë të gabuar.
“A është ky, një shembull që duhet ndjekur?!!! A është kjo, policia që duam?!!! A është ky, një rigjenerim apo një degjenerim i policisë së shtetit shqiptar?!!! A është ky, premtimi i ministrit për një polici europiane ku polici duhet të jetë shembull për komunitetin?!!!”, ngre pyetjet e njëpasnjëshme me të drejtë, Lëvizja Pro Jetës.