Shefi i Kryqit të Kuq italian tregon DETAJE nga operacioni: Duhej ta mbanin të fshehtë, Alvini mbeti i habitur kur hymë në Damask (ROLI I LLESHAJT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:32 08-11-2019 Shefi i Kryqit të Kuq italian tregon DETAJE nga operacioni: Duhej ta mbanin të fshehtë, Alvini mbeti i habitur kur hymë në Damask (ROLI I LLESHAJT) Shefi i Kryqit të Kuq italian Francesco Rocca

Shefi i Kryqit të Kuq italian Francesco Rocca ka treguar detaje nga operacioni i shpëtimit të Alvin Berishës, vogëlushit shqiptar, i cili ishte dërguar në kampet e ISIS në Siri nga nëna e tij.

Ai tha se sapo identifikuan Alvinin filluan menjëherë punën për nxjerrjen e tij që aty, por theksoi se i duhej ta mbanin sekret operacionin pasi i frikësoheshin gjendjes shëndetësore të fëmijës.

Shefi i Kryqit të Kuq rrëfen se operacioni ka zgjatur 25 ditë, ndërsa tha se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar disa takime për shpëtimin e Alvinit.

“Ne bëmë edhe konfirmimin që fëmija mund të ishte në kamp. Kur e mësuam zyrtarisht praninë e tij në kamp e nisëm operacionin. Pjesa më e vështirë ka qenë që nuk duhet të merrej nga drejtuesi vesh se fëmija po e linte kampin, pasi ka ende prezencë radikale.

Edhe transferimi nga 'Al Hol' në aeroport ka qenë shumë i vështirë, pasi ndërlidhësit tanë ishin të frikësuar, edhe garancia që kishte për kalimin nga një zonë në tjetrën. Në Damask e kam pritur unë. Kishim një presion dhe tension të madh që ta nxirrnim shëndoshë e mirë djalin, por kurdët kanë prioritet tjetër tani, ata menaxhojnë një kamp me 70 mijë persona. Valë vullnetarëve kurdë u bë e mundur që Alvini të shpëtojë.

Më bëri më shumë përshtypje, kur Alvini mbeti i habitur kur hymë në Damask, shikonte gjithmonë rreth e rrotull, pasi ishte mësuar në kamp. Ai reagonte në gjithcka që ishte e re për atë. Ka edhe tre fëmijë të tjerë jetim që ndodhen në kamp në moshën e Alvinit. Tani edhe fëmijë të tjerë mund të largohen nga kampi. U nisëm në një moment kur të gjitha rrugët në Bejrut ishin të bllokuara.

Është një operacion që ka zgjatur 25 ditë. Ka qenë i pranishëm ministri Lleshaj i cili ka bërë takimet e tij. Siç e tha edhe Lleshaj gjithcka erdhi pas takimit Rama-Conte”, theksoi Francesco Rocca.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074400901794434
array(1) { ["section"]=> string(150) "shefi-i-kryqit-te-kuq-italian-tregon-detaje-nga-operacioni-duhej-ta-mbanin-te-fshehte-alvini-mbeti-i-habitur-kur-hyme-ne-damask-roli-i-lleshajt-185133" }