“SHEFI I MADH”, biseda e Moisi Habilajt me Artanin dhe mbrojtja e Tahirit: Kur ai thotë se isha në drekë, unë kam qenë në BRUKSEL (ME TABELË NË GJYKATË)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:52 19-09-2019 “SHEFI I MADH”, biseda e Moisi Habilajt me Artanin dhe mbrojtja e Tahirit: Kur ai thotë se isha në drekë, unë kam qenë në BRUKSEL (ME TABELË NË GJYKATË)

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka hedhur poshtë pretendimin e Prokurorisë për një bisedë të interceptuar në datën 23 nëntor 2013 në orën 19.59 mes Moisi Habilajt me Artan Habilajn.

Moisi Habilaj pyet Artanin sesi po kalon dhe ky i fundit në orën 19.59 pretendon se është në drekë me shefin e MADH. Prokuroria aludon në akuzën e saj se “shefi i madh” është Saimir Tahiri.

Por për të hedhur poshtë historinë e përgjimeve dhe akuzën pa fakte të prokurorisë, Tahirit i është dashur në gjykatë që ti prezantojë me “dërrasë të zezë”.

Saimir Tahiri i ka thënë gjykatës se sipas verifikimit dhe sistemit Tims rezulton se Saimir Tahiri në datën 21 nëntor 2013 deri në 23 nëntor 2013 ka qenë në Bruksel me dy ish ministra, Klajda Gjosha dhe Nasip Naco në takim me Stefan Fyle për integrimin.

Menjëherë nga Rinasi, Saimir Tahiri në datën 23 është nisur në Dajt aty ku Rama ka pasur një mbledhje informale me ish-ministrat e kabinetit, mbledhje që ka zgjatur deri në mbrëmje. Dhe menjëherë pas kësaj, në datën 23 nëntor 2013, në orën 20.03 deri në 01.00 të natës ka qenë në zyrën e tij të ministrit të brendshëm me Adriatik Llallën, ish-kryeprokuror dhe shefin e SHIK për një ngjarje që ka ndodhur në burgun e Drenovës me arratisjen e disa të burgosurve.

“Prokuroria duhet të saktësojë se kush është SHEFI I MADH, sepse sipas gjithë provave që po I paraqit kësaj gjykate, unë nuk kam qenë në atë drekë të pretenduar. Atëherë si mund të aludojë prokuroria që unë jam SHEFI I MADH?” bën pyetjen Saimir Tahiri, pyetje që ka mbetur pa përgjigje. /NEWSBOMB.AL/

kkakkakkaakakakakak.jpg

Në foto: Tabela e prezantuar nga Saimir Tahiri në gjykatë

71597025_513896279343593_7371700267047190528_n.jpg

Në foto: Lajmi i publikuar ne media me foto për takimin informal të Ramës për 10 orë në Dajt, në foto Saimir Tahiri është në krah të kryeministrit. Pas mbledhjes, procesverbali thotë se është në Ministrinë e Brendshme për të zgjidhur çështjen e "Drenovës"

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041542053222656
array(1) { ["section"]=> string(152) "shefi-i-madh-biseda-e-moisi-habilajt-me-artanin-dhe-mbrojtja-e-tahirit-kur-ai-thote-se-isha-ne-dreke-une-kam-qene-ne-bruksel-me-tabele-ne-gjykate-178998" }