Shefi i SHÇBA ngeci në vetting, del para komisionit zv.drejtori Adriatik Ago

Publikuar tek: aktualitet, më 12:48 08-11-2019 Shefi i SHÇBA ngeci në vetting, del para komisionit zv.drejtori Adriatik Ago Adriatik Ago para vettingut, seanca sot

Po mbahet në këto momente seanca në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit (KJV) për Adriatik Ago, zv/drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së.

Ago do të kalojë në ‘sitën’ e vettingut me trupë vlerësimi që përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku dhe Elida Liko. Seanca e sotme po zhvillohet pa praninë e kamerave.

“Ago ka deklarim të saktë për dy apartament dhe makinën. Deklarime të sakta për llogari preh 1.5 mln lekë. “, është shprehur KJV.

Ndërkohë ditën e sotme u shkarkua nga detyra, pasi nuk mundi të kalojë dot vettingun Oltion Sehu, Shefi i Sektorit të Ankesave (SHÇBA). Shehu është i pari zyrtar i policisë i cili iu nënshtrua vettingut dhe u shkarkua për probleme me pasurinë dhe kolonën profesionale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076329708099365
array(1) { ["section"]=> string(82) "shefi-i-shcba-ngeci-ne-vetting-del-para-komisionit-zv-drejtori-adriatik-ago-185157" }