Shefi i Urgjencës tregon kërcënimet drejt numrit 127: Kush je se do të vras, një gjyqtar tha hajdeni se do ju ndjek penalisht

Publikuar tek: aktualitet, më 22:14 27-05-2020 Shefi i Urgjencës tregon kërcënimet drejt numrit 127: Kush je se do të vras, një gjyqtar tha hajdeni se do ju ndjek penalisht FotoArkive: Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka treguar mbrëmjen e sotme se gjatë periudhës së fillimit të pandemisë së koronavirusit, personeli i 127-ës ka marrë kërcënime e sharje të shumta.

Brataj ka thënë në emisionin e Eni Vasilit se kur në një pallat kishte rezultuar një qytetar i prekur, drejt numrit të Urgjencës kishin shkuar shumë thirrje telefonike që shkonin deri në kërcënim. Bartaj tha se shumë prej banorëve të pallatit kërcënonin personelin e 127-ës, deri te kërcënimet për vrasje.

Ai tregoi se një prej banorëve të pallatit kishte thënë se ishte gjyqtar dhe do të ndiqte personalisht personelin e Urgjencës nëse nuk shkonin të merrnin të infektuarin.

“Kur kishim ndonjë rast pozitiv në një pallat, merrnin gjithë banorët e pallatit dhe kërcënonin. Njëri thoshte jam gjyqtar, hajde merreni (të infektuarin) se do tju ndjek penalisht. Ka pasur kërcënime nga më të ndryshmet.

Kuptohjet nga sharjet deri te vrasjet. Më thuaj kush je se do të vras. Jo vetëm mua, por gjithë personeli mjekësor”, tha Skënder Brataj, shefi i Urgjencës Kombëtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093071460723877
array(1) { ["section"]=> string(130) "shefi-i-urgjences-tregon-kercenimet-drejt-numrit-127-kush-je-se-do-te-vras-nje-gjyqtar-tha-hajdeni-se-do-ju-ndjek-penalisht-208063" }