Shefi i Zgjerimit të BE në Tiranë, zbardhet agjenda e takimeve

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 07-03-2019 Shefi i Zgjerimit të BE në Tiranë, zbardhet agjenda e takimeve

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson pritet të zhvillojë takime në Tiranë.

Danielsson do të zhvilloje takime me krerët e lartë të shtetit lidhur me situatën aktuale politike në vend.

I mbërritur prej ditës së djeshme, shefi i Zgjerimit të BE pritet të nisë axhendën e takimeve me kryeministrin Edi Rama.

Pas shefit të qeverisë, Danielsson takohet me kreun e PD, Lulzim Basha dhe aleatët opozitar.

Kujtojmë se ky takim vjen në kulmin e krizës politike që ka përfshirë politikën shqiptare që pas ‘djegies’ së mandateve nga opozita dhe organizimin e protestave paralel me seancat plenare në shenjë proteste për largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Para Danielsson, në Tiranë mbërriti edhe një delegacion me deputetë nga PE të cilët kritikuan ashpër opozitën dhe e cilësuan parlamentin aktual si legjitim

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095751285552979
array(1) { ["section"]=> string(68) "shefi-i-zgjerimit-te-be-ne-tirane-zbardhet-agjenda-e-takimeve-155494" }