Shefja e departamentit të ISHP-së emërohet zv-ministre e Shëndetësisë (EMRI)

Publikuar tek: politike, më 14:21 21-01-2021 Shefja e departamentit të ISHP-së emërohet zv-ministre e Shëndetësisë (EMRI) Eugena Tomini

Eugena Tomini është emëruar zëvendës-ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Tomini ka mbajtur më parë postin e shefes së Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Emërimi i Tominit si zv.ministrja e katërt në këtë ministri vjen pas lajmit se zv.ministrja Mira Rakacolli kishte shkelur rregullat duke marrë pjesë në një mbledhje të Partisë Socialiste, për të cilën Partia Demokratike kërkoi shkarkimin.

Zv.ministrat e tjerë janë Mira Rakacolli, e cila është dhe kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Albert Nikolla dhe Bardhylka Kospiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Shkrepëtim të bjerë e flakë, bëj detyrën që ke kundrejt Atdheut", Meta përkujton 101 vjetorin e Kongresit të Lushnjës me vargjet e poezisë
Tomorr Alizoti bën prezantimin në Berat si drejtues politik i PD-së: Këtë herë t'i bëjmë gjërat më mirë »
Article Logic
Execution time: 0.012104988098145
array(1) { ["section"]=> string(81) "shefja-e-departamentit-te-ishp-se-emerohet-zv-ministre-e-shendetesise-emri-235849" }