Shefja e ISHP: Kurba e rasteve në Shqipëri po shkon drejt pikut, ja kur do quhet e normalizuar situata

Publikuar tek: aktualitet, më 22:41 02-04-2020 Shefja e ISHP: Kurba e rasteve në Shqipëri po shkon drejt pikut, ja kur do quhet e normalizuar situata Shefja e ISHP Albana Fico

Shefja e ISHP Albana Fico thotë se kurba e rasteve të të prekurve me koronavirus në Shqipëri është në fazën e ngritjet, shumë afër pikut.

“Unë nuk mund të them një datë të saktë, por besoj deri tani jemi në atë pjesë të kurbës që po ngrihemi dhe po shkojmë drejt pikut”, u shpreh Fico mbrëmjen e sotme.

E pyetur në emisionin “Real Story” se kur do të mbarojë kjo gjendje, Fico nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë por tha se vendi ynë i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar situatën.

“Kur do mbaroj? E vetmja gjë që mund të themi deri tani është se sitauat në Shqipëri deri tani është shumë e kontrolluar nga pikëpamja e spitalorit, kemi kapacitete. Dhe e dyta ne po ju shkojmë mbrapa kontakteve të konfirmuara që po të ketë gazetarë terreni ti ndjeki, ti kupton që nuk ka absolutisht hapësirë të thuash që ju po neglizhoni”, u shpreh shefja e ISHP Albana Fico.

Kurse për numrin e testimeve, Fico tha se OBSH nuk detyron asnjë qeveri të marër rregulla të caktuara, vetëm rekomandon.

“OBSH nuk i dikton askujt asgjë. OBSH është hera e parë që në rastin e pandemisë mban një qëndrim: ajo që ne mendojmë është kjo por cdo qeveri ka të drejtën vetë të vendosi si do ta menaxhojë situatën. Ne nuk dalim nga linja e OBSH, por grupi teknik që merret ka bërë strategjinë e kësaj situate dhe ka bërë dy gjëra: të gjej rastet e dyshuara dhe të ndjeki kontaktet e ngushta të tyre”, përmbylli ajo.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0067369937896729
array(1) { ["section"]=> string(107) "shefja-e-ishp-kurba-e-rasteve-ne-shqiperi-po-shkon-drejt-pikut-ja-kur-do-quhet-e-normalizuar-situata-201141" }