Shefja e pediatrisë jep informacion për foshnjen 2 muajshe me koronavirus: Është në gjendje të mirë, por s'ka 100% siguri që...

Publikuar tek: aktualitet, më 22:20 03-07-2020 Shefja e pediatrisë jep informacion për foshnjen 2 muajshe me koronavirus: Është në gjendje të mirë, por s'ka 100% siguri që... Gjeorgjina Kuli

Para pak ditësh u bë me dije lajmi se një foshnje 2 muajshe e prekur me koronavirus u shtrua në pediatrinë e Infektivit, bashkë me nënën, nga e cila pretendohet se është infektuar.

Duke folur për oranews, shefja e pediatrisë Gjeorgjina Kuli tha se foshnja po merr trajtim spitalor së bashku me nënën.

"Deri tani janë referuar pak raste të rënda te fëmijët.Asnjëherë nuk mund të flasim me siguri 100% që fëmijët e kalojnë lejhtë. Ka edhe fëmijë me sëmundje shoqëruese, sëmundje kronike. Nëse ekspozohen ndaj virusit mund ta kalojnë më rëndë sëmundjen dhe mund të paraqesin komplikacione. Po kështu edhe moshat e vogla, ashtu si në rastin e foshnjes që kemi të hospitalizuar që erdhi me temperaturë të lartë dhe prekje të mushkërisë. Deri tani fëmija është mirë, ruan parametrat e tij jetikë, nuk ka temperaturë prej 24 orësh, pi mirë, nuk ka shënja të vështirësisë në frymëmarrje.Uroj të mbetet deri në fund kështu", tha ajo.

Kujtojmë se 110 fëmijë janë prekur nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë. Aktualisht 25% e këtyre rasteve janë aktive.

  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01000189781189
array(1) { ["section"]=> string(128) "shefja-e-pediatrise-jep-informacion-per-foshnjen-2-muajshe-me-koronavirus-eshte-ne-gjendje-te-mire-por-s-ka-100-siguri-qe-212750" }