Shehaj emotiv në Kuvend: Nuk kam lindur i pasur...Si arrita të dal nga varfëria

Publikuar tek: politike, më 13:29 22-02-2018 Shehaj emotiv në Kuvend: Nuk kam lindur i pasur...Si arrita të dal nga varfëria

Deputeti i PD Agron Shehaj e ka nisur me ndenja emotive fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuvend. Shehaj ka folur për rritjen e nivelit të varfërisë në vend, duke u shprehur se ndonëse mund të duket si i papërshtatshëm për të folur rreth kësaj çështjeje ai nuk ka lindur i pasur.

“Mund të dukem i papërshtatshëm të flas për varfërinë, por unë nuk kam lindur i pasur me shumë punë i’a arrita të dal nga varfëria. Ashtu si unë dhe shumë të rinj i’a dolën me punë të ndershme t’ja dilnin”, është shprehur deputeti i PD, i cili është edhe një nga politikanët më të lakuar sa i përket vlerave pasurore.

Më shumë nga fjala e Shehajt:

Mund të dukem i papërshtatshëm të flas për varfërinë, por unë nuk kam lindur i pasur me shumë punë i’a arrita të dal nga varfëria. Ashtu si unë dhe shumë të rinj i’a dolën me punë të ndershme t’ja dilnin. Shqipëria renditet në vendin e 91 me rënie ekonomike në botë. Renditet si vendi me korrupsionin më të lartë. Me pak fjalë sa më i lartë është korrupsioni aq më të ulëta janë të ardhurat për frymë. Korrupsioni nuk është vetëm kur vidhni nga arka e shtetit, por edhe në mënyrë të drejtëprëdrëjtë me tatimet. Problemi është se në vende të varfëra si Shqipëria politikanët janë të pangopur. Të paktën të vidhni më pak. Nuk mendoj se të gjithë politikanët janë të korruptuar midis nesh ka dhe të ndershëm edhe te mazhoranca, por për fat të keq janë shumë pak. Kjo qeveri nuk ka njohur as eksperiencën për të rritur të ardhurat e shqiptarëve. Me këto të ardhura edhe sikur të ishin politikanët më të zotë nuk keni për të shkuar kurrë përtej makiazhit të mashtrimeve.  

                

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010758876800537
array(1) { ["section"]=> string(83) "shehaj-emotiv-ne-kuvend-nuk-kam-lindur-i-pasur-si-arrita-te-dal-nga-varferia-111097" }