Shehaj ngre alarmin: Muajin e ardhshëm mund të kemi deri në 200 mijë të papunë

Publikuar tek: politike, më 22:52 28-03-2020 Shehaj ngre alarmin: Muajin e ardhshëm mund të kemi deri në 200 mijë të papunë Agron Shehaj

Pas shëndetësisë, ekonomia është ajo që do të preket më shumë nga situata aktuale e krijuar si pasojë e koronavirusit.

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj tha se prioritet duhet të jenë njerëzit e punësuar dhe jo bizneset. Në një prononcim për oranews, Shehaj tha se muajin e ardhshëm mund të ketë deri në 200 mijë persona të papunë.

“Unë mendoj se prioriteti numër një nuk duhet të jenë bizneset, por njerëzit. Njerëzit që janë të punësuar në këto biznese dhe që ka mundësi që të humbasin vendin e punës muajin e ardhshëm. Unë kam frikë që muajin e ardhshëm mund të kemi nga 100 mijë deri në 200 mijë të pushuar nga puna, si pasojë e krizës ekonomike. Rasti i restoranteve dhe bareve është më i prekur nga pasojat e koronavirusit. Ne duhet të mendojmë për të punësuarit, pastaj për biznesit. Të punësuarit nuk do kenë një rrogë muajin e ardhshëm, një numër i madhe i tyre nuk do të kenë sepse nuk kanë punuar sepse bizneset nuk i mbajnë në punë dhe nuk i garantojnë rrogat“, u shpreh ai.

Për Shehajn, masa prej 260 mijë lekësh që qeveria do të paguajë për punonjësit në bizneset e vogla është e pamjaftueshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093989372253418
array(1) { ["section"]=> string(84) "shehaj-ngre-alarmin-muajin-e-ardhshem-mund-te-kemi-deri-ne-200-mije-te-papune-200465" }