Shehaj përplaset me Alfred Pezën: Të dy jemi milionerë, por nuk jemi njësoj (DEBATI)

Publikuar tek: politike, më 23:22 17-09-2019 Shehaj përplaset me Alfred Pezën: Të dy jemi milionerë, por nuk jemi njësoj (DEBATI) FotoMontazh: Alfred Peza - Agron Shehaj

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj u përplas në debat me anëtarin e kryesisë së PS, Alfred Peza mbi kryebashkiakët e inkriminuar të denoncuar nga opozita.

Shehaj tha në “Opinion” se kemi të bëjmë me një strategji të kryeministri Edi Rama sipas tij, që përdor elementë kriminalë për të marrë dhe mbajtur pushtetin. 

Por dy ish deputetet u përballën mbi qendrimin ndaj dekriminalizimit ç’ka Shehaj u irritua ndaj Pezës duke i thënë se:Nuk jemi njësoj. Të dy jemi milionerë, por nuk jemi njësoj.

Referuar rastit të kryebashkiakut të Vorës, Shehaj u kundërshtua nga Peza i cili këmbënguli se Kajmaku është i pafajshëm. “Dokumenti i publikuar sot  tregon se Agim Kajmaku është i pafajshëm me vendim nga gjykata në Janinë. Tani duhet të presim prokurorinë, të flasë”, tha Peza.

Ndërsa për Shehajn, kryebashkiaku i Vorës duhet shkarkuar e të shkojë në burg. “Po të mos ishte PD, gjithë këta nuk do kapeshin”, tha Shehaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028877019882202
array(1) { ["section"]=> string(87) "shehaj-perplaset-me-alfred-pezen-te-dy-jemi-milionere-por-nuk-jemi-njesoj-debati-178821" }