Shehaj përplaset me Braçen në komision: S'pyet për opozitë! O zot i madh, o perëndi ç’ke mbledh... (DEBATI)

Publikuar tek: politike, më 13:03 30-01-2018 Shehaj përplaset me Braçen në komision: S'pyet për opozitë! O zot i madh, o perëndi ç’ke mbledh... (DEBATI)

Përplasje në Komisionin e Ekonomisë mes deputetit të PD Agron Shehaj dhe kryetarit të Komisionit, socialistit Erion Braçe.

Shkak janë bërë pyetjet e drejtuara nga Shehaj për ministrin Ahmetaj lidhur me aeroportin e Vlorës.

Shehaj ka dashur t’i bëjë pyetjet një nga një; pra një pyetje, një përgjigje, një pyetje një përgjigje... por kjo metodë s’i ka pëlyer Braçes dhe ka replikuar me ironi.

DEBATI:

Shehaj: Sa do jetë numri i pasagjerëve që do kalojnë nga aeroporti i Vlorës? Pyetja e parë kjo (Pret për përgjigje)

Braçe: Bëni të gjitha pyetjet pastaj përgjigjet!

Shehaj: Jo se në varësi të përgjigjes do bëj pyetjen tjetër unë.

Braçe: S’mund të kemi një procedurë të posacme

(Ndërhyn Tabaku)

Braçe: Jo zonjë edhe njëherë tjetër. Mos e prishni këtë mbledhje!

Shehaj: Jo, s’po prishim mbledhjen, po bëjmë pyetje... Ti vendos...

Braçe: E vendos që cke me të

Shehaj: Pyetja ime është si i keni llogaritur... Doja të ishte dhe ministri tjetër në fakt, por ai iku, as përshëndeti, as...

Braçe: Bëni pyetjen tjetër

Shehaj: Po prit të dëgjojnë

Braçe: Keni pyetje të tjera zotëri?!

Shehaj: Në varësi të përgjigjes do bëj pyetjet e tjera

Braçe: Po ti s’je hetues në këtë komison o zotëri

Shehaj: Pyetja ime varet nga përgjigja që marr

Braçe: Muhabetin mund ta konusmoni në club kur të doni. Këtu jemi në komison

Shehaj: Kryetari bën cfarë do, s’pyet për opozitë, unë po përshtatem tani c’të bëj

Braçe: O zot i madh o perëndi, c’ke mbledh

Shehaj: Në radhë të parë... 100 mln euro për një aeroport është një shumë e jashtëzakonshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028057098388672
array(1) { ["section"]=> string(106) "shehaj-perplaset-me-bracen-ne-komision-s-pyet-per-opozite-o-zot-i-madh-o-perendi-c-ke-mbledh-debati-108472" }