Shehi del 'kundra rrymës': Do pranoja të hapeshin negociatat edhe me koston e Edi Ramës në krye

Publikuar tek: aktualitet, më 21:57 21-10-2019 Shehi del 'kundra rrymës': Do pranoja të hapeshin negociatat edhe me koston e Edi Ramës në krye

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se do të pranonte të hapeshin negociatat e Shqipërisë me BE-në, edhe me koston e Edi Ramës.

I ftuar në emisionin '360 Gradë', Shehi u shpreh se shqiptarët e kanë treguar se nuk janë të zotë për të bërë gjykata, por bashkë me Europën mund të bëjmë gjykata.

'Ne treguam që nuk ishim të zot për të bërë gjykata, po me Europën ama bashkë mund të bëjmë gjykata. Ne treguam që policia jonë korruptohej gjatë kësaj periudhe disa herë, kemi pasur në gjunjë shtetin shqiptar, me Europën e them që një lloj paterice do ta mbajë në këmbë shtetin shqiptar. Ka pasur një funksion të dyfishtë dëshira dhe mundësia për t'u futur në Europë dhe të qëndrosh jashtë Europës në mënyrë definitive i bie që problemi i shtetit të shtyhet minimalisht edhe 2-3 dekada të tjera. Unë do të pranoja që të na i hapnin negociatat edhe me koston e Edi Ramës në krye', tha kreu i LZHK-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029271125793457
array(1) { ["section"]=> string(99) "shehi-del-kundra-rrymes-do-pranoja-te-hapeshin-negociatat-edhe-me-koston-e-edi-rames-ne-krye-182976" }