Shehi: Nëse nuk hapen negociatat fillojmë protestat. Basha dhe ne pas tij do rrëzojmë këtë të keqe

Publikuar tek: politike, më 21:44 17-10-2019 Shehi: Nëse nuk hapen negociatat fillojmë protestat. Basha dhe ne pas tij do rrëzojmë këtë të keqe Kreu i LZHK Dashamir Shehi

Kreu i LZHK Dashamir Shehi shprehet se nëse nuk hapen negociatat, opozita do të nisë protestat për të rrëzuar regjimin e kryeministrit Rama.

I ftuar në RTV Ora, Shehi tha se Basha dhe të gjithë aleatët pas tij do të fillojnë betejën serioze për të rrëzuar “këtë të keqe” të certifikuar sipas tij me vulë europiane.

“Jo do të vijojë, por duhet të fillojë nga e para me një skemë të re politike dhe vendosmëri, tua bëjë të qartë shqiptarëve që sakohë do të jetë ky kryeministër dhe kjo qeveri shpresa e Shqipërisë për Europën është zero. Gjykoj se kemi akoma energji për të ringritur një betejë të madhe. Basha, ne të tjerët pas tij, duhet ta fillojmë betejën serioze, jo për pushtet por për të rrëzuar këtë të keqe të madhe që tashmë u certifikua me vulë europiane”, u shpreh Dashamir Shehi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025306940078735
array(1) { ["section"]=> string(103) "shehi-nese-nuk-hapen-negociatat-fillojme-protestat-basha-dhe-ne-pas-tij-do-rrezojme-kete-te-keqe-182509" }