Shehiku nga Dubai do ndërtojë kullë 250 milion dollarëshe në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:15 07-04-2017 Shehiku nga Dubai do ndërtojë kullë 250 milion dollarëshe në Tiranë Foto ilustruese

Qeveria ka miartuar një projketligj i cili synon negocimin e një kontrate investimi prej 250 milionë dollarësh nga një kompani private nga Dubai, e cilia ka shprehur interes për ndërtimin e një kulle në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës.

Investitori quhet “Al Habtoor Investment LLC”, kurse projekti “Kulla Ikonike e Tiranës”. Sipas relacionit të qeverisë, në kërkesën e interesit nga ana e kësaj kompanie është kërkuar transferimi pa kosto dhe në pronësi i një sipërfaqeje prej 25.000 m2, të një parcele trekëndore në zgjatim të bulevardit të ri në Tiranë. Kjo, në këmbim të një sipërfaqeje ambientesh në favor të Bashkisë Tiranë.

Po ashtu kërkohet përjashtimi nga taksat doganore, TVSH-ja, tatimi mbi fitimin apo çfarëdolloj takse tjetër mbi kapitalin për 15 vjet nga fillimi i veprimeve tregtare.

Nisur nga sa më sipër, edhe përfitimet që përfaqëson realizimi i këtij projekti për ekonominë shqiptare, si dhe për të qenë transparentë në këtë proces.

Gjithashtu kërkohet tagri për fillimin e negociatave me kompaninë e arabe me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të favorshme për të dyja palët, shkruan TopChannel.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Ministria e Financave, Bashkia e Tiranës dhe Avokatura e Shtetit.

“Al Habtoor Investment” është pjesë “Al Habtoor Group”, i themeluar nga sheiku Khalaf Ahmad Al Habtoor. Aktualsiht ajo ka disa investime të rëndësishme në Dubai dhe zotëron 7 prona luksi kryesisht në Vjenë, Budapest, Londër, Beirut dhe në Springfilld të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Histori prekëse / Fëmija italo-shqiptar që lindi pa këmbë vendos protezat, shpresa për të ende nuk ka humbur
Rrëfimi: Si punova me katër qeveri që binin dhe çfarë tha Vilson Ahmeti për qeverinë teknike: Jam kryeministër por s'më pyet askush »
Article Logic
Execution time: 0.012905120849609
array(1) { ["section"]=> string(73) "shehiku-nga-dubai-do-ndertoje-kulle-250-milion-dollareshe-ne-tirane-74450" }