Shembet gjatë natës pallati në Itali, 7 persona të zhdukur, mes tyre dy fëmijë

Publikuar tek: bota, më 09:25 07-07-2017 Shembet gjatë natës pallati në Itali, 7 persona të zhdukur, mes tyre dy fëmijë

Një ndërtesë 5-katëshe është shembur gjatë natës në afërsi të Napolit në Itali.

Sipas të dhënave të para mendohet se 2 familje, ose 7 persona rezultojnë të zhdukur, duke mbetur nën gërmadha. Mes tyre mendohet se janë edhe dy fëmijë.

Godina nuk është shembur plotësisht, por vetëm pjesa ku ndodheshin dhomat e gjumit.

Mediat italiane raportojnë se pallati ishte ndërtuar që në vitet 60-70 dhe ishte pranë linjës hekurudhore.

Në momentin e shembjes nuk është dëgjuar asnjë shpërthim, çka nënkupton se godina mund të jetë shembur si pasojë e amortizimit.

Siç duket edhe nga fotot forcat e zjarrfikësve kanë nisur kërkimet intensive për personat që rezultojnë të zhdukur. 

cq5dam.web.738.462.jpeg

cq5dam.web.738.462_1.jpeg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konflikti, Kroacia dhe Sllovenia përplasen për kufirin
Terror në Gjermani, sulmohet rezidenca ku ndodhen Vladimir Putin e Melania Trump me "kokat" e G20 »
Article Logic
Execution time: 0.011646032333374
array(1) { ["section"]=> string(82) "shembet-gjate-nates-pallati-ne-itali-7-persona-te-zhdukur-mes-tyre-dy-femije-85329" }