Shembet ashtu siç ishte parashikuar një godinë 5-katëshe në qendër të qytetit të Fierit, i njohur si ish-hotel “Shkëlzeni”.
Për shembjen e kësaj godine nga IKMT janë dashur të përdoreshin një sasi prej 6 kg tritoli dhe është e njëta strategji shpërthimi si me objektet e shembura javën e shkuar.
Shpërthimi ka tërhequr vëmendjen e shumë banorëve, të cilët janë mbledhur në një distancë të largët për të parë “gjunjëzimin” e godinës që me shembjen e saj do t’i hapë rrugë projetkit për rehabilimin e qendrës së Fierit, përgjatë lumit Gjanica.
Ndiqni videon (tv Kombi) për të parë momentin e shembjes.