Shembet ndërtesa 4 katëshe te 'Arena Kombëtare'

Publikuar tek: aktualitet, më 08:49 12-07-2019 Shembet ndërtesa 4 katëshe te 'Arena Kombëtare'

Një ndërtesë katër katëshe është shembur në Tiranë, para stadiumit "Arena Kombëtare".

Ndërtesa ndodhet ekzaktësisht tek sheshi 'Italia', ndërsa është ndërtuar disa vite më parë.

Godina ka shërbyer për bizneset. Sakaq, vendimi për ta shembur është marrë pasi ndodhej në zonë publike.

Me shembjen e saj tashmë do të lirohet hapësira para stadiumit të ri, ku është planifikuar të shërbejë për parkim. Shembja është bërë me anë të fadromave dhe jo me shpërthim të telekomanduar.  

Kujtojmë se ndeshjet e para te 'Arena Kombëtare' do të zhvillohen në shtator.

NDERTESA.jpg

PPPAPPAAA.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071351528167725
array(1) { ["section"]=> string(52) "shembet-ndertesa-4-kateshe-te-arena-kombetare-171946" }