Shembet shkolla, shtatë fëmijë humbin jetën

Publikuar tek: bota, më 18:14 23-09-2019 Shembet shkolla, shtatë fëmijë humbin jetën

Së paku shtatë fëmijë kanë humbur jetën pas shembjes së klasës së tyre në një shkollë fillore në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Struktura prej druri u rrëzua vetëm pak minuta pas nisjes së mësimit të hënën në mëngjes.

Dhjetëra fëmijë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin e qytetit.

Drejtori i shkollës, Moisi Ndirangu, tha se arsye e incidentit mund të jenë ndërtimet e një kanalizimi pranë, që, sipas tij, mund t'i kenë dobësuar themelet e ndërtesës.

Kryqi i Kuq i Kenias i transferoi disa fëmijë në Spitalin Kombëtar Kenyata.

Ndërkohë dy prej të plagosurve raportohet të jenë në gjendje kritike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072867870330811
array(1) { ["section"]=> string(49) "shembet-shkolla-shtate-femije-humbin-jeten-179516" }