Shembet tavani i teatrit në Londër, plagosen 5 persona gjatë spektaklit

Publikuar tek: bota, më 14:41 07-11-2019 Shembet tavani i teatrit në Londër, plagosen 5 persona gjatë spektaklit Pamje nga shembja e tavanit në Piccadilly Theatre, Londër.

Pesë persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme, si pasojë e shembjes së tavanit në teatrin Piccadilly, në Londër.

Të pranishmit po shijonin një shfaqe klasike të kantautorit të njohur amerikan, Arthur Miller.

E gjithë ngjarja shkaktoi ankth dhe panik mes spektatorëve në sallë.

Menjëherë u bë evakuimi i të pranishmëve, përfshi edhe artistët. Ndërkohë të plagosurit u nisën drejt urgjencës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia britanike ka nisur hetimet mbi ngjarjen për të mësuar shkaqet e shëmbjes që vuri në rrezik jetën e të pranishmëve atje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073111057281494
array(1) { ["section"]=> string(77) "shembet-tavani-i-teatrit-ne-londer-plagosen-5-persona-gjate-spektaklit-185040" }