Gjashtë fëmijë janë plagosur pas shembjes së një trampoline në një pishinë në periferi të Tiranës.
15 fëmijët ishin duke luajtur në pishinë në momentin që është shembur trampolina, ndëdra 6 prej tyre kanë pësuar lëndime. Të gjithë fëmijët, rreth moshës 14-16 vjeç, gjendjen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikur për jetën, por kanë pësuar dëmtime të ndryshme në trup, njërit prej fëmijëve i është thyer dora.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet. Paraprakisht dyshohet se pishina ka qenë me defekt, ndërsa nuk dihet nëse pronari i kompleksit privat në Sauk ka patur apo jo leje për trampolinë.