Shembet ura në Kalkuta, 5 të vdekur e dhjetëra të plagosur (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 17:32 04-09-2018 Shembet ura në Kalkuta, 5 të vdekur e dhjetëra të plagosur (VIDEO) Nga vendngjarja

Ky është bilanci i deritanishëm nga shembja e një ure në Kalkuta në Indi.

Ura e Majherhat ishte riparuar muajin e kaluar brenda tre ditëve, ndërsa është shembur sot rreth orës 16:45 në pikun e lëvizjes, raporton Mirror.

Në pamje duket pjesa e shkëputur e cila arrin afërsisht një gjatësi prej 100 metrash, me dhjetëra të bllokuar e të plagosur, të cilët mund të ndikojnë në rritjen e numrit të viktimave.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e mjekëve, si dhe zjarrfikësit për të ndihmuar të plagosurit e për të shpëtuar të bllokuarit.

Ura qëndronte mbi disa shina hekurudhore në Alipur, një nga zonat më të vjetra të qytetit, e rrethuar nga ndërtesa gjysmë të ndërtuara, skela dhe shtylla.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012966156005859
array(1) { ["section"]=> string(70) "shembet-ura-ne-kalkuta-5-te-vdekur-e-dhjetera-te-plagosur-video-133163" }