Shembja e 5-katëshit në Vlorë me shpërthim të komanduar, eksplozivi dëmton banesën 100-vjeçare (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:07 02-04-2017 Shembja e 5-katëshit në Vlorë me shpërthim të komanduar, eksplozivi dëmton banesën 100-vjeçare (FOTO)

Godina 5-katëshe që u shemb një ditë më parë në Vlorë me shpërthim të komanduar në zonën e ‘Tre rracave’ ka shkaktuar pasoja të mëdha për banesat përreth saj.

Më shumë e kanë ndjerë shpërthimin me eksploziv banesat e vjetra, siç është ajo e ndërtuar në vitin 1920, e cila ishte brenda rrezes së shpërthimit.

Sipas banorëve të saj, shtëpia ka pësuar krisje të tavanit dhe mureve, ndërsa u janë thyer edhe xhamat e dritareve.
“Kur u futa tani që ra dinamiti pashë shtëpinë, ishte krisur. Unë me ndihmë ekonomike jam. Nuk kam me çfarë ti rregulloj. Të tre dhomat janë të krisura. Çfarë të bëj unë tani, ku do ti lë fëmijët tani? Vetëm sa të rregullojnë këto të paktën se gjë tjetër nuk po të kërkoj”, shprehet i shqetësuar kryefamiljari për Vlora News. 

Shembja e godinës u krye nga IKMT dhe u përdorën 36 kg eksploziv. 

 

17626222_1709302676029259_5263809393612681361_n.jpg

17634506_1709302569362603_4826619306106542508_n.jpg

17634504_1709302459362614_7859217310445506527_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Valë shkarkimesh e pezullimesh në policinë e shtetit, këto janë shefat e përfshirë në trafikun e drogës (EMRAT)
Plagosje me pistoletë në Shkodër, i riu u qëllua nga 3 persona »
Article Logic
Execution time: 0.011213064193726
array(1) { ["section"]=> string(104) "shembja-e-5-kateshit-ne-vlore-me-shperthim-te-komanduar-eksplozivi-demton-banesen-100-vjecare-foto-73856" }