Shembja e 'Godinës 15', Malltezi: Këtu bie erë vjedhje, hapet sheshi për gradaçela

Publikuar tek: politike, më 16:54 08-12-2019 Shembja e 'Godinës 15', Malltezi: Këtu bie erë vjedhje, hapet sheshi për gradaçela Abi Malltezi

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD Abi Malltezi thotë se shembja e Godinës 15 në Qytetin Studenti është bërë për qëllime korruptive.

Sipas Malltezit - godina që prej 30 vitesh banohet nga familjarë të cilët i paguajnë qira modeste shtetit - kishte dëme të vogla por ishte e riparueshme. Sipas tij shembja nuk është bërë nga shqetësimi për jetët e banorëve, por për t’i hapur rrugë ndërtimit të gradaçelave.

Reagimi i plotë dhe fotot e postuara prej tij:

Prishja e nderteses 15 tek Qyteti Studenti bash me 8 Dhjetor eshte simbol i urrejtes se komunisteve ndaj demokracise dhe nuk ka lidhje me sigurine e nderteses. Para nje jave e vizituam ndertesen me konstruktore dhe konstratuam 3 probleme: (1) kapuci i siperm i nderteses duhej shembur pasi ishte semtuar keq, (2) kish nevoje urgjente per hidro dhe termoizolim dhe (3) nje mur i pasme kish marre demtime dhe duhej perforcuar. Te gjitha keto i pame me banoret pasi vizituam shume dhoma gjithashtu dhe keto probleme mund te realizoheshin relativisht lehte dhe shpejt. POR pardje i hoqen banoret me nje batalion policesh (qe nuk i kishin per te ndihmuar viktimat e termetit) dhe sot prishen ndertesen pa bere perballje me oponence teknike. Ketu bie ere vjedhje dhe hapje sheshesh per gradacela se aty ben milionat dhe asnje lidhje me merakun per banoret. Nese do kishe merak per banoret do e filloje duke cuar ne burg deputetet e PS qysh nga Sadriu.

asdfwefwegfwgeweg.jpg

sdfsdfsdfswf3f3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023968935012817
array(1) { ["section"]=> string(84) "shembja-e-godines-15-malltezi-ketu-bie-ere-vjedhje-hapet-sheshi-per-gradacela-188780" }