Shembja e ndërtesës 4-katëshe, urbanistja që kundërshtoi Edi Ramën: Mos e ndërto atë ciban te Sheshi Italia

Publikuar tek: aktualitet, më 18:39 12-07-2019 Shembja e ndërtesës 4-katëshe, urbanistja që kundërshtoi Edi Ramën: Mos e ndërto atë ciban te Sheshi Italia

Ish-zyrtarja në bashkinë e Tiranës, Shpresa Leka ka reaguar për prishjen e ndërtesës katër katëshe para stadiumit 'Arena Kombëtare', mëngjesin e sotëm.

Në një postim në Facebook, urbanistja kujton se në kohën kur u ndërtua ajo godinë ka qenë anëtare e Këshillit të Rregullimit të Territorit dhe e ka kundërshtuar kryeministrin Edi Rama, asokohe kryebashkiak i Tiranës.

Leka thotë se votoi kundër ndërtimit të këtij objekti, por pavarësisht kësaj vendimi u miratua, ndërsa ditën e sotme u shemb me argumentin se ndodhej në zonë publike.

Urbanistja deklaron se sot është krenare për punën e saj, teksa thotë se nëse do të dëgjohej asokohe nuk do të ishin 'hedhur në erë' gjithë ato para.

Me shembjen e saj tashmë do të lirohet hapësira para stadiumit të ri, ku është planifikuar të shërbejë për parkim. Shembja është bërë me anë të fadromave dhe jo me shpërthim të telekomanduar.  

jfylj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079140663146973
array(1) { ["section"]=> string(112) "shembja-e-nderteses-4-kateshe-urbanistja-qe-kundershtoi-edi-ramen-mos-e-nderto-ate-ciban-te-sheshi-italia-172007" }