Shembja e ndërtimeve në Golem, IKMT: Përgjegjësit do paditen

Publikuar tek: aktualitet, më 18:21 09-02-2018 Shembja e ndërtimeve në Golem, IKMT: Përgjegjësit do paditen

Pas aksionit të sotëm për shembjen e disa ndërtesave në plazhin e Golemit në Durrës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit deklaron se do të padisë të gjithë ndërtuesit.

Godinat e shembura janë kryesish biznese si lokale të ndërtuara mbi rërë për të funksionuar gjatë sezonit turistik. Pronarët janë anukuar se nuk kanë marrë njoftim paraprakisht për prishjen e tyre.

Njoftimi:

IKMT prish ndërtimet e bëra rishtaz në Golem, përgjegjësit do të paditen

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej disa ditësh ka nisur prishjen e një sërë objekteve në Golem. Janë objekte të ngritura në rërë, shumë prej të cilave kanë qenë të ndertuara edhe më parë dhe ishin prishur nga IKMT. Ato janë brenda fashes se mbrojtur nga bregu ku nuk duhet ndërtuar sipas ligjit. IKMT u bën thirrje ndërtuesve të tillë, të mos ndërrmarrin iniciativa antiligjore duke u mbështetur në letra të dyshimta dhënë nga zyrtarë, të cilët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet dhe mosveprimet e tyre. IKMT shprehet e prerë në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qëllon me armë shtëpinë e saj, arsyeja do t’ju lërë pa fjalë
Ndodh mrekullia për Zefin, të sëmurin që lëngonte nga kanceri (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0085079669952393
array(1) { ["section"]=> string(65) "shembja-e-ndertimeve-ne-golem-ikmt-pergjegjesit-do-paditen-109746" }