Shembja e restorantit të Kokëdhimës, Arben Malaj: Shumë zyrtarë në 6 vite kanë shijuar dreka e darka, nuk i kanë kërkuar lejen nga frika e të madhit

Publikuar tek: politike, më 13:32 21-08-2019 Shembja e restorantit të Kokëdhimës, Arben Malaj: Shumë zyrtarë në 6 vite kanë shijuar dreka e darka, nuk i kanë kërkuar lejen nga frika e të madhit

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Malaj ka komentuar shembjen e restorantit të Mihal Kokëdhimës, në Porto Palermo mëngjesin e sotëm.

Malaj shprehet mes të tjerash se në këto 6 vite shumë zyrtare të korruptuar mund të kenë shijuar ndonjë kafe, drekë apo darkë dhe sipas ish ministrit socialist nuk kanë mundur t'i kërkojnë lejen nga frika e më të madhit.

Komenti i Arben Malajt:

Nje veprim force dhe jo ligji. Perpara shembjes ne 6 vite ka shume zyrtare te korruptuar qe skane vepruar, shume prej tyre mund te kene shijuar ndonje kafe, dreke apo darke. Shume prej tyre nuk kane guxuar ti kerkojne lejen apo faturat nga frika e me te madhit . Ky parakalim mediatik force, vetem e demton Shqiperine. E prezanton ashtu sic eshte ne realitetet. "Ligji jemi ne thone deputete e maxhorances", "ligji jam une" thote Veliaj. Ligji jam une thote cdo minister e nepunes I ketij shteti, kur vret me arrogancen e tij. Po te pambrojturit cfare jane? Skllever te koheve moderne? Kjo paligjshmeri dhe arrogance qeverisese vret shpresen dhe nxit braktisjen. Kostot e saj i paguajne njerezit e mire dhe korrekt me ligjin, por qe jane te neperkembur dhe te pafuqishmem. Ata qe kane mbetur kane vetem dy zgjidhje : (i) te mbijetojne te nenshtruar duke duartrokitur te medhenjte dhe cdo marrezi te tyre ose (ii) te ikim nje ore e me pare??!! Arbeni

SSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS;.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071918964385986
array(1) { ["section"]=> string(152) "shembja-e-restorantit-te-kokedhimes-arben-malaj-shume-zyrtare-ne-6-vite-kane-shijuar-dreka-e-darka-nuk-i-kane-kerkuar-lejen-nga-frika-e-te-madhit-175936" }