Shembja e restorantit të Kokëdhimës, reagon Patozi: Farsë! U desh të kacavirrej Mihali mbi xham që të...  

Publikuar tek: politike, më 11:02 21-08-2019 Shembja e restorantit të Kokëdhimës, reagon Patozi: Farsë! U desh të kacavirrej Mihali mbi xham që të...  

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar për prishjen e restorantit të Mihal Kokëdhimës, mëngjesin e sotëm në Porto Palermo.

Patozi e cilëson të gjithë atë që ndohi si farsë, ndërsa ngre pyetjen se pse u desh ngjarja me turistët për të prishur restorantin, i cili zhvillonte aktivitetin prej vitesh në mënyrë të paligjshme.

"Ndaj edhe skenat e prishjes publike të ndërtesès së Kokèdhimës, pa zbardhur ende dita, janë po aq të pështira sa edhe ulërimat e tij pas xhamit të thyer, imazhe të cilat nuk ka aktor filmash "action" në botë qè t'i marrë pèrsipër per t'i imituar", shprehet Patozi.

Komenti i plotë:

FARSA E "RILINDJES" ME NDËSHKIMIN PUBLIK TË KOKÈDHIMËS SË QEPAROIT

Të vjetrit thonin që qeveria e kap lepurin me qerre. Edi Rama ka shumë vite që pretendon se "Rilindja" e tij ka bèrë.shtet.

Tani pyetja èshtë, a duhet patjetër që të kacavirresh tek xhami i një makine në ecje, pasi të kesh bèrë një sherr horror me ca turistë të huaj, që të zbulohet se ke prej vitesh njè restorant pa lejje?

Jo shtëpi, ku ke futur kokën, por lokal 2 mijë metra katror në zonën më tërheqèse të Rivierés së Jugut.

Ndaj edhe skenat e prishjes publike të ndërtesès së Kokèdhimës, pa zbardhur ende dita, janë po aq të pështira sa edhe ulërimat e tij pas xhamit të thyer, imazhe të cilat nuk ka aktor filmash "action" në botë qè t'i marrë pèrsipër per t'i imituar.

69344605_2542745472452007_9019541062309380096_n (1).jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074889659881592
array(1) { ["section"]=> string(105) "shembja-e-restorantit-te-kokedhimes-reagon-patozi-farse-u-desh-te-kacavirrej-mihali-mbi-xham-qe-te-175928" }