Shembja e urës në Genova, reagon Kryeministri i Italisë: Numri i viktimave në rritje

Publikuar tek: bota, më 17:50 15-08-2018 Shembja e urës në Genova, reagon Kryeministri i Italisë: Numri i viktimave në rritje Giuseppe Conte

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte në një konferencë për shtyp tha se ka shpallur gendjen e jashtëzakonshme në Genova, e cila zgjat për 12 muaj.

Gjithashtu Conte u shpreh se numri i viktimave është në rritje dhe se ende nuk ka një bilanc përfundimtar.

“Kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Genova dhe kjo gjendje zgjat për 12 muaj. Numri i viktimave është akoma në rritje, nuk ka ende një bilanc përfundimtar. Tragjedia e djeshme është e papranueshme, do t'i heqim koncesionin shoqërisë që administron mirëmbajtjen e autostradës”, tha kryeministri Conte.

Ndërkohë sipas mediave italiane numri i viktimave si pasojë e rrëzimit të urëës, sipas të dhënave zyrtare deri tani ka shkuar në 39, ndër të cilët 3 janë fëmijë, ndërsa rreth 16 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa mësohet se 12 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sakaq, ekipet e emergjencës kanë pezulluar punimet për gjetjen e njerëzve të zhdukur nën rrënojat e urës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089981555938721
array(1) { ["section"]=> string(89) "shembja-e-ures-ne-genova-reagon-kryeministri-i-italise-numri-i-viktimave-ne-rritje-131225" }